Aktivisti: Sistemi arsimor tejet i korruptuar, duhet veting akademik
Aktivisti i Qëndresës Qytetare, Rigers Xhemollari thotë se sistemi arsimor në vendin tonë është i korruptuar, ndaj dhe ka nevojë për veting të pedagogëve dhe akademikëve.
pedagogët në vendin tonë, janë më të keqpaguarit në rajon.
Në emisionin “Good Morning Albanias” në “Euronews Albania”, Xhemollari u shpreh se pedagogët në vendin tonë, janë më të keqpaguarit në rajon.
Sipas tij, pagat e pedagogëve janë qesharake dhe nuk u del për veten e tyre, e jo më që të bëjnë kërkime shkencore.
“Sindikata e Punonjësve të Arsimit apo pedagogëve ka marrë nismë që ka në thelb, rritjen e standardeve dhe pagave të tyre. Ne kemi pedagogët që paguhen më keq në rajon. Pedagogët në Kosovë paguhen 1000-1500 euro, në vende të tjera të rajonit paguhet akoma më shumë. Pedagogët në vendin tonë paguhen 50-60 mijë lekë të reja në muaj, një shifër qesharake që nuk u del për veten e tyre.
Kemi edhe një problematikë tjetër. Brenda sistemit arsimor kemi shumë pedagogë që janë jomeritorë, që nuk e meritojnë të jenë aty. Nuk kemi pasur asnjëherë veting të akademikëve në vendin tonë, ka shumë korrupsion në sistemin arsimor”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë