Aktivisti tregon sfidat: Ja ku duhen drejtuar investimet për komunitetin rom
Aktivisti Raxhi Rakipi ishte i ftuar këtë të diel, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, në Euronews Albania, ku mes të tjerave tregoi disa nga problematikat që ky komunitet has.
Sipas tij komuniteti rom ka pasur shumë probleme pasi në banesat e tyre ka munguar ndriçimi dhe kanalizimet, por duket se gjërat kanë filluar të ndryshojnë, pasi tashmë për shkak të adresimit të problemeve, shumë prej familjeve rome kanë gjetur zgjidhje nga bashkia.
Megjithatë sipas Rakipit, asfaltimi i lagjeve ku jetojnë komunitetet rome në Shqipëri vazhdon të mbetet problem që kërkon më shumë investim.
“Problematikat që unë kam marrë nga komuniteti kanë qenë të ndryshme, duke filluar nga ndriçimi i vendbanimeve rome, pjesa e kanalizimeve të ujërave të zeza, asfaltimi i lagjes, dhe shumë problematika të tjera. Ndër to mund të përmend se pjesa e ndriçimit është problem i zgjidhur, për familjet rome dhe gjithashtu ka pasur familje që nuk kanë pasur kanalizimin e ujërave të zeza.
Bashkia ka financuar një projekt që e zgjidhi këtë problematik. Për ne vazhdon të mbetet sfidë pjesa e asfaltimit të lagjeve ku banon minoriteti rom dhe egjiptian jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në qytete të tjera kjo mbetet një sfidë”,-tha Raxhi Rakipi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë