Aktivistja: E paimagjinueshme! Si mundet një baba të vrasë nënën e fëmijëve për para

2 Dhjetor 2023 | 20:32

Aktivistja nga Kosova për të drejtat e grave, Vasfie Krasniqi-Goodman ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Aktivistja tha se është një ngjarje e paimagjinueshme që një bashkëshort të vrasë nënën e fëmijëve në sy të këtyre të fundit.

Ajo shtoi se një nga pistat që dyshohet pse Naim Murseli ta ketë kryer organizimin e vrasjes, është  marrja e siguracionit jetësor në Suedi.

“Vrasja në sy të fëmijëve është diçka e paimagjinueshme. Si mundet një baba të vrasë nënën e fëmijëve të tij. Është e tmerrshme dhe të gjithë në Kosovë janë të shokuar. Është shumë rast i rëndë. Ne nuk e dimë se çfarë qëllimi ka pasur. Shumica e rasteve kur ndodhin vrasjet në familje vijnë si pasojë e mosmarrëveshjeve.

Flitet se është bërë për para se ka pasur sigurim shëndetësor. As nuk e imagjinoj dot si mund të vrasë një njeri për të marë siguracionin. Është e papranueshme çfarë ka bërë ai.

Mendoj se divorci është shumë më i mirë se vdekja. Unë jam vetë e divorcuar. Dashuria nuk shkon me dhunë. Është më mirë të ndahesh se të vritesh. Nuk është rasti i parë, por ka shumë që vrasin gratë në Kosovë dhe Shqipëri.

Në mendjen e saj ka menduar se ka pasur një bashkëshort shumë të mirë, por në realitet ka qenë e kundërta.

Ajo që paraqesin në rrjete sociale nuk përputhet shumë me jetën reale. Por ajo që dua të them është se është e tmerrshme ajo që kanë përjetuar fëmijët e Liridonës”, tha ajo.

Aktivistja theksoi se e sheh si të drejtë vendimin e prindërve për ta zhvarosur të bijën nga familja e bashkëshortit dhe ta rivarrosë në vendlindjen e tyre.

“Është e drejta e tyre ta varrosin tek varrezat e tyre, nuk mund ta lënë te varrezat e burri që pagoi njerëz ta vrisnin”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit

Në kulmin e sezonit të verës, urgjencat po përballen me një tjetër pasojë të temperaturave të larta. Pickimet nga insektet po shtojnë numrin e pacientëve...
18:18 | 11/07/2026

72-vjeçari humbi jetën nga zjarri në Korçë, banorët: Ishte i alkoolizuar, tentoi disa ditë më parë t’i vinte zjarrin banesës

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar humbi jetën si pasojë e...
16:42 | 11/07/2026

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në lagjen nr 15 të qytetit të Korçës. Në vendngjarje ka mbërritur forcat zjarrfikëse dhe...
16:14 | 11/07/2026