Aktivistja: Kur qytetarët ngrenë zërin në protestë, gjërat ndryshojnë
E vetmja gjë që qytetarët kanë në dorë është zëri i tyre, dhe kur ata ngrenë zërin, gjërat ndryshojnë.
Kështu tha në emisionin Mirmëngjes në Euronews Albania aktivistja Edlira Çepani.
“Sa herë që qytetarët ngrenë zërin, presioni funksionon gjithmonë, qoftë ndaj tregut, qoftë ndaj vendimmarrjes”, tha Çepani.
Për protestën e djeshme, ajo tha se ishte e dhimbshme por edhe frymëzuese të shikoje njerëzit që dolën në rrugë për të protestuar, e që me njëri tjetrin ndanin pamundësinë për të përballuar çmimet e larta.
“Ka njerëz që blejnë akoma me lista, si do e përballojnë ata rritjen e çmimeve”, u shpreh ajo.
Çepani tha se në Shqipëri abuzohet me çmimet, pasi ky që kemi ne nuk është treg i lirë, por ka oligopole, sidomos në fushën e karburanteve.
Ajo tha se aktivistët kanë diskutuar edhe me shoqata të hidrokarbureve që kërkojnë uljen e taksave. Nëse qeveria ndërhyn me uljen e taksave, ulet automatikisht çmimi i naftës.
Pasditen e djeshme u zhvillua një protestë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera përpara kryeministrisë, në të cilën pati pjesëmarrje të konsiderueshme.
Protesta do të vazhdojë edhe sot, në orën 17:00 përpara kryeministrisë.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 18:15 Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030
- 18:14 Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia
- 18:11 Austria në alarm të kuq nga vala e të nxehtit
- 18:08 Air France pezullon fluturimet Paris-Kinshasa pas rastit të parë të Ebolës në Francë
- 17:42 Dita e 4-t e bisedimeve Izrael-Liban të ndërmjetësuara nga SHBA-të fillon në Uashington
- 17:34 Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite