Aktivitetet artistike rijetëzojnë muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër
Muzeu i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër tashmë po shërben edhe si mjedis për organizimin e aktiviteteve artistike, të cilat bazohen mbi simbolikën që ai përcjell.
Ditën e martë tre të rinj gjimnazist sollën në mjediset e ish-vendstrehimit prej betoni, pjesën teatrale “Letra nga lufta”. Shfaqja e regjisores Lejda Çeli përcolli pasazhe nga vepra të ndryshme letrare me mesazhin “Stop luftës”.
“Për të përmbyllur Muajin e Letërsisë, Bashkia Gjirokastër organizon një aktivitet gjatë të cilit kemi përzgjedhur nga vepra të ndryshme, pjesë të ndryshme të cilat flasin për luftën, ndjesitë e njerëzve që kanë përjetuar luftën, kemi vendosur të bashkojmë letërsinë, historinë dhe kulturën e qytetit tonë në këtë aktivitet,” – tha ajo.
“Sot kemi zhvilluar një aktivitet në të cilin do të flasim për luftën pasi edhe në ditët e sotme kemi shumë luftra që po zhvillohen. E para është që ne përcjellim një mesazh “ Stop luftës !” dhe ne kemi pjesë të cilat do të flasim si ne e përjetojmë,” – u shpreh aktorja Megi Baxha.
Tashmë Muzeu i Luftës së Ftohtë është një prej pikave më të vizituara në Gjirokastër ndërsa organizimet artistike po shërbejnë për rijetëzimin e mjediseve të tij dhe tërheqjen e turistëve, kryesisht të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë