Aktori Malkaj akuza Shoqërisë Civile: Është me pushtetin, aty ku janë paratë
Aktori, Mehdi Malkaj ka akuzuar shoqërinë civile për bashkëpunim me pushtetin, duke komentuar mungesën e aktivistëve në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para SPAK.
Malkaj u shpreh se aktivistë të Shoqërisë Civile nuk erdhën në protestë, pasi sipas tij, ata gjenden aty ku janë paratë.
“Përshëndes shumë ata që na shikojnë nga lokalet dhe nuk vijnë këtu, përshëndes shumë edhe këta që na shohin nga xhami, mbrapa. Një përshëndetje të veçantë e kam për atë që quhet Shoqëri Civile, që është kaq e mirë, kaq e dashur, kaq elegante me pushtetin dhe gjendet gjithmonë atje ku janë paratë. Ka ndonjë të shoqërisë civile këtu? Nuk ka, se ashtu e kanë hallin ata”, theksoi ai.
Prej orës 10:00, dhjetëra persona janë grumbulluar para godinës së Strukturës së Posaçme (SPAK), në një protestë që u thirr nga Partia Demokratike.
Ata kanë vendosur pankarta para godinës, ku kërkojnë përgjigje nga SPAK në lidhje me çështjen e teatrit, ku sipas tyre, organi i akuzës hesht prej 3 vitesh.
Disa javë më parë, Struktura e Posaçme (SPAK) konfirmoi se ka nisur hetimet për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
SPAK thekson se hetimi për këtë çështje është në fazën paraprake, por siguron se po kryen verime të gjithanshme, për të cilat nuk mund të japë detaje të mëtejshme për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.
Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit 2020 pas një rezistence të gjatë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që kundërshtonin prishjen e ndërtesës me argumentin se përbën trashëgimi kulturore.
LEXONI GJITHASHTU
Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
LIVE-Dita e 32-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 20:24 Rifillojnë transportet direkte të mallrave nga Emiratet Bashkuara Arabe në Iran
- 20:20 Kina i kërkon SHBA-së të ketë kujdes Tajvanin dhe marrëdhëniet të jenë të qëndrueshme
- 20:12 “PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a
- 20:11 Anglia siguron fitoren në minutat e fundit ndaj Kongos, Kane vendimtar me dy golat e tij
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme
- 20:03 1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve