Aktori Mehdi Malka në protestën e opozitës, reciton vargjet e Naimit Frashërit
Aktori i njohur Mehdi Malka iu bashkua protestës së opozitës këtë të martë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Aktori e nisi fjalën e tij me vargjet e poezisë së Naim Frashërit “Ti Shqipëri më jep nder” duke emocionuar të pranishmit.
“Ti Shqiperi,me jep nder,
me jep emrin shqipetar,
zemren ti ma gatove
plot me deshire e me zjarr!”- recitoi aktori.
Më pas ai u ndal dhe te drejtësia e re ku deklaroi se edhe pse ka 46 kallëzime nga Aleanca e Teatrit për shembejn e godinës së Teatrit Kombëtar, ende nuk ka një përgjigje nga ana e SPAK.
“Ju falenderoj shumë miq. Unë kam shumë dëshirë të flas për drejtësinë, pasi ne si Aleanca e Teatrit kemi bërë 46 kallëzime, por ende nuk kemi marrë n jë përgjigje nga SPAK që punon.
Drejtësia e re është më e vjetër se ajo vjetra. Kjo e reja qenka më e re se ajo e reja. Në vitin 2013 kur morën pushtetët hajdutët, Edi Rama ka mbajtur një fjalim përpara PS, ku fjalia e fundit ishte që “nga sot unë jam kryeshërbëtori juaj”. Kur ai është kryeshërbëtori, ne i bie që jemi kryepronarët. Mirëpo pasi kaluan ca muaj ky kryeshërbëtori filloi të rrahë kryepronarët. Miq të dashur ka ardhur koha që ne kryepronarët t’i japim një hu atij që mois ta gjej më rrugën e kryeministrisë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë