Akuza e Berishës: Diplomatë të korruptuar u vërsulën për të shkatërruar PD-në

14 Janar 2023 | 12:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar disa diplomatë, duke thënë se janë të korruptuar dhe donin të shkatërronin këtë forcë politike.

Nga Durrësi, ku mbajti fjalën e tij me rastin e 32-vjetorit të themelimit të PD-së në këtë qytet, Berisha u shpreh se demokratët janë më të fortë dhe krenarë se kurrë.

“Kjo është përpjekje për të asgjësuar PD-në, por beteja me idealet është një betejë donkishoteske. U përpoqën me çdo gjë që ta asgjësonin. Sot jemi më të fortë se kurrë. Më të fuqishëm se kurrë, më të sigurt se kurrë në fitoren tonë. Kaluam një vit të pashembullt për një forcë politike.

Nuk kishim para, nuk kishim pushtet. Nuk dispononim asgjë përveç idealeve tona. Ne jemi e para parti kundër të cilës korrupsioni ndërkombëtar përdoret për ta shtypur atë. Diplomatë të korruptuar, u vërsulën për të shkatërruar PD-në. Ja ku jemi, më krenarë se kurrë”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026