Akuza e Dumës: Fondet e fatkeqësisë u përdorën për të blerë vota

2 Nëntor 2021 | 21:40

Duke folur për krimet elektorale, nënkryetarja e PD-së Grida Duma tha se partia e saj është në betejë për ndëshkueshmërinë për personat që kanë firmosur “lekë tërmetesh”.

Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, zonja Duma akuzoi qeverinë që ka keqpërdorur fondet e tërmetit për të blerë votat.

“Brenda periudhës zgjedhore bashkia e Durrësit arriti një shifër marramendëse të alokimit të fondeve për tërmetin dhe i mban ata njerëz. Për fatkeqësi të fatkeqësisë ata përdorën paratë e tërmetit, paratë e pandemisë, si element që ngeli edhe i votave”.

Ajo tha se Partia Demokratike do të vazhdojë të bëjë presion që vota mos të “tenderohet me lekë”.

“Ne do të vazhdojmë të ushtrojmë trysni dhe një presion të madh politik që këta njerëz mos të guxojnë më dhe të jenë shembull për ca të tjerë që mos të guxojnë më as në administratë publike dhe as në rrugët e krimit që të tenderojnë votën me lekë”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026