Akuza kërkon më shumë kohë, shtyhet seanca gjyqësore për Saimir Tahirin
Është shtyrë sërish seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e prokurorit për t’u njohur me provat.
Seanca e radhës u caktua të mbahej më datë 20.03.2023 ora 10:00.
“Seanca u shty, pasi Prokurori i çёshtjes kёrkoi kohё pёr t`u njohur me aktet voluminoze tё dosjes. Nё respekt tё parimit tё barazisё sё armёve nё gjykim, nё dobi tё drejtёsisё me dakordёsinё e palёve tё tjera nё proces, Gjykata pranoi kёrkesёn e Prokurorit dhe pёr kёtё shkak caktoi datёn 20.03.2023 ora 10:00 pёr seancёn e rradhёs”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Kujtojmë se Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin e dhënë nga GJKKO me tre vite e katër muaj burg.
Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove. Nëse kjo do të pranohet nga gjykata atëherë Saimir Tahirit do t’i ulet dënimi në 1 vit e 6 muaj burg.
Tahiri u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak të kultivimit të kanabisit në vend gajtë drejtimit të tij të Ministrisë së Brendshme.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë