Akuza për korrupsion aktiv, dënohet me mbi një vit burg Ylli Baruti! I konvertohet në 2 vite shërbim prove
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim Ylli Barutin i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas njoftimit, Barutit iu konvertua dënimi në shërbim prove për dy vite. Ai në bashkëpunim me Dritan Stoka, Agim Osma dhe Alqi Hajdini kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale për zgjedhjeve vendore të vitit 2019.
Sipas SPAK ata kanë kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të zgjedhësve duke i detyruar për të votuar ose duke përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta; qëndrimin në punë apo edhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut në Tiranë.
“1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 100, i vitit 2020, në ngarkim të të pandehurit Ylli Baruti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 224 i Kodit Penal, para ndryshimeve të bëra me ligjin nr. 43, të vitit 2021 dhe neni 25 i Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engjëllushe Tahiri, Besmir Stroka dhe Etleva Deda, me vendimin nr.26, datë 30.03.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ylli Baruti për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i K.Penal, para ndryshimeve të bëra me ligjin nr. 43, të vitit 2021 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim.
2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulja e 1/3 së dënimit me burgim dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Ylli Baruti me 1 vit burgim.
3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për të pandehurin Ylli Baruti dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 2 vitesh, dyfishi i masës së dënimit.
4. Urdhërohet i pandehuri Ylli Baruti të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës, të mos shoqërohet me persona të dënuar.
5. Shpenzimet hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të të pandehurit.
6. Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, duke filluar afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës”, thuhet në njoftim.
Dita e 19 e protestës qytetare, policia merr në hetim 27 persona
Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative për çështjen mes Veliajt dhe Dados
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 16:40 Familjet në ndihmë ekonomike përfitojnë ujë falas deri në 5 m³ në muaj
- 16:04 SPAK merr të pandehur krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 11 të tjerë, dërgohet dosja për gjykim
- 15:56 “Kërkesat e protestuesve”, Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën në Kuvend
- 15:53 Talentet dhe strategjia e ekipeve të moshave, në fokus të takimit me Presidentin Duka
- 15:52 Lajm i rremë për vdekjen e babait të Messit shkakton dorëheqje dhe zemërim në Argjentinë
- 15:49 Von der Leyen u tha udhëheqësve të BE-së se është koha e duhur për të shqyrtuar një mandat për bisedime me Rusinë