Akuzat e Metës për dëmin nga PPP-të: Po zhduken miliona euro

13 Dhjetor 2022 | 15:47

Koncesionet dhe kontratat PPP po rrezikojnë ekonominë shqiptare dhe stabilitetin financiar të vendit. Ky ishte paralajmërimi që bëri sot kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference, ku theksoi se paralajmërimet që lëshohen nga FMN, më herët janë bërë edhe nga opozita.

“Koncensionet korruptive dhe PPP-të po e mbysin ekonominë, duke rënduar ndjeshëm buxhetin e shtetit, rritur në mënyrë katastrofike borxhin publik dhe praktikisht duke falimentuar Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar, sikundër edhe opozita ka paralajmëruar më herët, ka ngritur së fundmi alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin kontratat koncesionare në ekonominë shqiptare dhe kryesisht në stabilitetin fiskal”, u shpreh Ilir Meta.

Meta bëri thirrje për një ndryshim politik që sipas tij do të garantojë funksionim e drejtësisë së re.

“Shumë elemente të tjerë që tregojnë qartë se duhet përmbysje politike, për t’i dhënë drejtësisë mundësi që të jetë e pavarur dhe të justifikojë ato pritshmëri që ka pasur opinioni publik”, tha kreu i Partisë së Lirisë.

Ilir Meta komentoi edhe situatën në veri të Kosovës duke apeluar për qetësi që tensionet e shkaktuar për shkak të provokimeve serbe mos të përshkallëzohen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026