Deputeti tregon përplasjen e qeverisë me Yuri Kim: Sot doli me letra të hapura
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinad Xhaferi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se qeveria u përplas me ambasadoren amerikane Yuri Kim për shkarkimin nga detyra të Gledis Nanos, ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.
Ai theksoi se deklarata e sotme e ambasadores ishte një tronditje për maxhorancën, pasi ajo foli qartë se është ende në Shqipëri.
Sa i përket reagimit të Ministrisë së Jashtme për zëvendësimin e Kim, deputeti e quajti një çmenduri qeveritare.
“Hyri edhe në komision, ishte tronditje për maxhoranën. Tani nuk ka më komunikim diplomatik me doreza, tani është grushtim i hapur, gjithçka ka nisur me shkarkimin e Gledis Nanos, ku qeveria vendosi shkarkimin dhe ambasada u përgjigj me statusin që ishte partner i shkëlqyer. Kishim aktin e paprecedentë, çmenduri qeveritare që vjen vetëm nga arroganca. Ambasada sot doli me letra të hapura dhe tha sot jam këtu”, u shpreh Xhaferi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë