‘Zëvendësimi i Yuri Kim’, Mediu: Njoftim i nxituar, të sillemi si aleatë me SHBA-të
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e konsideron të nxituar dhe jo normale, njoftimin e Ministrisë së Jashtme, ku thuhej se ka nisur procedura për zëvendësimin ambasadores amerikane, Yuri Kim.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mediu u shpreh se kohën e punës së një ambasadori e përcakton vendi përkatës, nuk e përcakton Minsitria e Jashtme.
Sipas tij, Shqipëria duhet të sillet si vend aleat me SHBA-të dhe jo vetëm të kërkojmë aleancë prej tyre.
“Kohën e punës së një ambasadori e përcakton vendi përkatës, nuk e përcakton Minsitria e Jashtme. Sjellja e Ministrisë së Jashtme, në rastin konkret, ka qenë një sjellje jo normale, e nxituar dhe padyshim krijon pikëpyetjet e veta. Ambasadorja Yuri Kim përfaqëson SHBA-ve dhe çdo qëndrim i SHBA-ve reflektohet në qëndrimet e ambasadës.
Prandaj, ne nuk duhet të hyjmë te ideja e personalizimit të marrëdhënieve, padyshim që edhe karakterët, edhe mënyra se si sillen ambasadorët kanë vendin e vet në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve. Por duke pasur në konsideratë faktin që SHBA-të janë partnerë strategjikë dhe ne i detyrohemi kaq shumë, është mirë që ne të sillemi ne si aleatë me ta, jo vetëm duke kërkuar aleancë prej tyre”, theksoi ai.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim iu përgjigj diskutimit lidhur me mandatin e saj, duke theksuar se do të jetë ‘edhe ca më gjatë në Shqipëri’.
Në konferencën “Drejt ekselencës gjyqësore”, Kim u shpreh se shqiptarë po i ndiejnë rezultatet e reformës në drejtësi, por inkurajoi për më shumë.
Sipas ambasadores, me gjithë progresin e arritur, nuk është koha për të thënë ‘mjaft’ dhe për të pushuar, por për të punuar më shumë.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë