Akuzat ndaj policisë për vdekjen e muxhahedinit, Balla i përgjigjet Berishës
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste iu përgjigj akuzava të ish-kryeministrit Berisha ndaj Policisë së Shtetit në lidhje me vdekjen e muxhahedinit gjatë aksionit të policisë në Manzë.
Balla tha se Policia e Shtetit ka zbatuar pikë për pikë urdhërat e SPAK dhe nuk ka kryer asnjë veprim të kundërligjshëm.
Socialisti e cilësoi Berishën si një politikan që kërkon të përfitojë politikisht përmes vdekjeve, duke e ftuar që të presë ekspertizën ligjore për ndarjen nga jeta të iranianit.
“Ka një formë për prezantimin e kërkesave për ndryshim të rendit të ditës, paraqitet para seancës. Teknika, zonja drejtuese e seancës, mbyllja pak mikrofonin këtij zhurmuesit. Ky që bën sikur i dhemb barku për atë që po heton drejtësia shqiptare, bën të njëjtën gjë sa herë që drejtësia bën detyrën e vet. Kuvendi i Shqipërisë as nuk mund të përfshihet e as nuk mund të ndërhyjë në çështje që i takojnë drejtësisë. Koha që politika apo vetë Kuvendi përfshihej në çështje të drejtësisë ka marrë fund një herë e përgjithmonë, në themelet që po ngrihet drejtësia e re. Kjo është një çështje ku Policia e Shtetit ka zbatuar fjalë për fjalë dhe pikë për pikë vendimin dhe urdhrin e Prokurorisë; dhe në rastin në fjalë të një institucioni siç është SPAK, ku të gjithë kemi besim. Përdorimi për qëllime politike i një ngjarjeje si kjo, ku një person i ndjerë ka humbur jetën, do të jetë fjala e drejtësisë ajo që do të përcaktojë rrethanat. Përdorimi i këtyre ngjarjeve për qëllime politike është diçka që ka 32 vite që e bën ky personi që sapo foli, bën korbin, skifterin, por ne duhet të vazhdojmë me rendin e ditës”- tha Balla.
LEXO GJITHSHTU:
- “Ndihem një muxhahedin”, Berisha kërkon 1 minutë heshtje për iranianin
- Aksioni në MEK| Berisha thirrje OKB-së: Si vdiq ai? Nisni hetimin ndërkombëtar
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë