Akuzat për Agasin, Manja i përgjigjet Berishës: Thashetheme pazari
Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është kundërpërgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në foltore tha se Ergys Agasi i shpallur në kërkim nga SPAK për disa vepra penale, e kishte goditur me grushte Manjën.
Në një postim në rrjetet sociale, Manja i cilëson pretendimet e kreut të PD-së, si shpifje të rëndomta.
“Sali, ktheje dhimbjen në forcë!Më thanë që më kishe qarë hallin dje në foltoren tënde buzë trotuarit. Të mirëkuptoj, Sali: kur më shumë lajm bën emri im dhe ty s’të ngjit më fjala, ke leje ta përdorësh emrin tim sa herë të duash.Për shpifje të rëndomta si kjo e “grushtave”, për përralla dimri, thashetheme pazari e kafenesh, për çfarëdo që t’i vijë mbarë moshës tënde!
Nëse emri im të ndihmon të bësh lajm më shumë se Ervin Salianji, përdore emrin tim, se si i thonë fjalës, një rrugë e dy punë: ti tretesh çdo ditë e më shumë politikisht, ndërsa mua më shton ndjekësit në politikë”, shkruan Manja.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse