Akuzat për inceneratorët, Gjiknuri: Udhëtimet e mia janë zyrtare, jo për qejf
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka folur nga ambientet e jashtme të Kuvendit në lidhje me përfshirjen e emrit të tij në dosjen e Arben Ahmetaj.
Gjiknuri tha se të gjitha udhëtimet për të cilat ai akuzohet nga opozita se ka kryer me pronarët e incenratorëve, janë udhëtime zyrtare dhe të regjistruara në dikasterin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ish-ministri u shpreh se gjatë detyrës së tij nuk ka kryer kurrë një shkelje ligjore.
“Unë qëndrimet e mia i kam bërë publike dhe në Komisionin Hetimor, nuk ka ndodhur asgjë e re që nga ajo kohë. Të them të drejtën dy udhëtimet e pretenduara janë udhëtime zyrtare, ka dokumentacion përkatës në Ministrinë e nfrastrukturës. Udhëtimet e mia janë zyrtare dhe të deklaruarA dhe as kam bredhur për qejf me njerëz që ju mund të pretendoni për lidhje të caktuara.
Roli im si ministër nuk ka asnjë shkelje ligjore në asnjë procedurë. I kam shpjeguar dhe në Komisionin Hetimor, rolin që ka pasur Ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Nuk ka dalë dikush të citojë një shkelje të ligjit nga unë si ministër.
Qeveria nuk është një organizatë kriminale por përkundrazi ëshë një institucion i organizuar ku secili ministër ushtron funksionin sipas funksionit që ka”, tha Gjiknuri.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor