Akuzat për ndërhyrjet estetike, Kryemadhi: Show mediatik me fytyrën time
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka hedhur poshtë akuzat se ajo, Ilir Meta, dhe fëmijët e tyre kanë kryer trajtime estetike që arrijnë vlera marramendëse në një klinikë private në San Marino.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kryemadhi u shpreh se po krijohet show mediatik me fytyrën e saj.
Ajo shtoi se pas këtyre akuzave, qëndrojnë ata të cilët kanë kryer miliona euro evazion fiskal në inceneratorin e Tiranës.
“Mendoj se duke u marrë me fytyrën e Monikës, iu dhemb shumë ato fytyrat e 24 kompanive të evazionit fiskak të inceneratorit të Tiranës. Kjo është një nga arsyet që merren me fytyrën e Monikës. SWIFT-et dhe librat e shitjeve dhe blerjeve që kanë bërë 189 milionë euro evazion fiskal, nuk janë fallco, por janë të vërteta.
Janë me vulë dhe me firmë. Pikërisht dje, që SHBA-të kërkonin me këmbëngulje kujdesin për financimet politike, ne nzxjerrim nga muzeumi i fosileve, nxjerrim njerëz që bëjnë show mediatik. Nuk u bëhet vonë shqiptarëve për fytyrën e Monika Kryemadhit”, theksoi Kryemadhi.
Avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar ditën e djeshme në SPAK, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin.
Beqiri kërkon hetimi për akuzat e korrupsionit dhe fshehje e të ardhurave.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit