Akuzohej nga Italia si pjesë e një bande kriminale, 32-vjeçari arrestohet në Shkodër

21 Tetor 2023 | 09:47

Një 32 vjeçar i akuzuar nga autoritetet italiane si  pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve, është kapur dhe arrestuar në Shkodër me qëllim ekstradimin

Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Part of”.

Si rezultat i operacionit, u lokalizua në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër,  dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar F. M., 32 vjeç.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së, ku ai mban detyrën e zv/presidentit. Gjatë fjalës...
10:39 | 14/07/2026

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit

Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën Pogradeci ka prej vitesh marrëdhënie...
10:25 | 14/07/2026

Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it

Një ngordhje masive peshqish është konstatuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas, në Bashkinë Maliq, ku qindra peshq të ngordhur kanë mbuluar sipërfaqen e ujit, duke...
10:19 | 14/07/2026