Akuzohen për kultivimin e 250 bimëve narkotike, arrestohen 2 persona në Elbasan

10 Dhjetor 2023 | 11:22

Dy shtetas në Elbasan kanë rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se janë autorë të kultivimit të 250 bimëve narkotike, në muajin qershor, në fshatin Seltë, bimë të asgjesuara gjatë dy fazave të  operacionit policor të koduar “Krasta”.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan bazuar në provat e siguruara nga hetimi ka caktuar për këta 2 shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Po ashtu kujtojmë se për këto raste janë vënë në pranga edhe 2 inspektorë pyjesh dhe kryetari i fshatit, për ‘shpërdorim detyre’, si edhe 2 shtetas të tjerë, për ‘kultivimin e bimëve narkotike’.

Njoftim i Policisë:

Elbasan/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antikanabis “Krasta”, të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

Dy të ndaluarit, të dyshuar si autorë të kultivimit të 250 bimëve narkotike, në muajin qershor, në fshatin Seltë, bimë të asgjesuara gjatë dy fazave të  operacionit policor të koduar “Krasta”.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan duke përdorur dhe metodat proaktive ndaluan shtetasit:

  1. M., 36 vjeç, banues në Krujë dhe F. D., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Pas hetimeve të thelluara nga strukturat hetimore të DVP-së dhe Komisaraitit të Poclisië Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan  bazuar në provat e siguruara nga hetimi ka caktuar për këta 2 shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në territorin e fshatit Seltë, njësia administrative Zavalinë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”, përgjatë dy fazave të tij, zhvilluar në muajin qershor, u gjetën në pronë publike, rreth 250 bimë narkotike kanabis, në kultivimin e të cilave dyshohet se janë bashkëpunëtorë shtetasit A. M. dhe F. D.

Gjithashtu, për këto raste, në kuadër të dy fazave janë vënë në pranga 2 inspektorë pyjesh dhe  kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre, si edhe 2 shtetas të tjerë, për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta 

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari këtë të shtunë dhe homologu i tij në në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan në Peshkopi Marrëveshjen për vendosjen...
16:15 | 27/06/2026

Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Përjashtohet nga Policia e Shtetit, Gentian Berberi, ish-drejtori i policisë së Shkodres. Vendimi i Standarteve Profesionale, ka ardhur pasi Berberi vetëm pak ditë më parë...
15:25 | 27/06/2026

Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të protestës qytetare që vijon prej 28 ditësh në...
13:18 | 27/06/2026