Akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, AMP arreston nën-Komisarin e Policisë në Shijak

25 Shtator 2024 | 10:19

Akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, AMP arreston nën-Komisarin e Policisë në Shijak

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka ndaluar nën-Komisarin e Policisë në Shijak, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘shpërdorimit të detyrës’.

Përmes një njoftimi AMP bën të ditur se 30-vjeçari i ndaluar dyshohet se nuk ka kryer veprime hetimore në një subjekt privat për ‘shkelje të rregullave e sigurisë në punë’, pasi një punonjës në këtë biznes u aksidentua.

Ndalimi i tij u krye pas publikimit të rastit në një emision investigativ.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka ndaluar punonjësin e policisë N/ Komisar E.Ç., 30 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndalimi u krye pas publikimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare” dhe marrjes së kallëzimit nga oficerët e AMP-së të shtetasit J.L., në lidhje me ngjarjen e datës 22.07.2024, ku në një biznes të fushës së ndërtimit, është aksidentuar punonjësi i këtij subjekti. Nga ana e tij, Specialisti i Krimeve nuk ka marrë masa për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore për veprën penale “Shkelje e rregullave të sigurisë në punë”.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Për ankesa me Whatsapp: 0694151511

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026