Akuzohet për “shpërdorim detyre”, arrestohet punonjësja e DRSHTRR në Elbasan
Një 30-vjeçare, punonjëse e DRSHTRR në Elbasan ka rënë në prangat e Policisë gjatë ditës së sotme.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ajo ishte shpallur në kërkim që nga mbrëmja e djeshme për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.
Kujtojmë se ditën e djeshme në kuadër të këtij operacioni, Policia arrestoi një 37-vjeçar dhe shpalli një kërkim të tjetër punonjës të DRSHTRR Elbasan, të cilët dyshohet se bashkëpunuan për të shitur në kundërshtim me ligjin, 3 automjete të marra me qira, të cilave iu kishin hequr GPS.
Njoftimi i Policisë:
DVP Elbasan/Vijon operacioni policor “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
U shpall në kërkim ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Fraud”, për shpërdorim të detyrës dhe për falsifikim të dokumenteve, kapet dhe ndalohet 30-vjeçarja, punonjëse e DRSHTRR Elbasan.
Dje, gjatë këtij operacioni, Policia arrestoi një 37-vjeçar dhe shpalli një kërkim të tjetër punonjës të DRSHTRR Elbasan, të cilët bashkëpunuan për të shitur në kundërshtim me ligjin, 3 automjete të marra me qira, të cilave iu kishin hequr GPS.
Si rezultat i kërkimeve të zhvilluara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ditën e djeshme, pas organizimit të operacionit policor të koduar “Fraud”, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim I. B., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë juriste në DRSHTRR Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyres” dhe “Fallsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçarja ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga shtetasit Th. B. dhe R. L. (Th. B., i arrestuar dje; R. L. punonjës i DPSHTRR Elbasan, ende në kërkim), pasi iu hoqën GPS.
Gjatë operacionit u sekuestruan 3 automjetet, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit R. L.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHAHSTU:
- Shtohen të huajt që duan të marrin patentën në Shqipëri! Gonxhja tregon arsyet
- Gonxhja denoncon ish-drejtuesit e DPSHTRR: Bënin libra për t’i shitur
Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
Zbulohet arsenal armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari
- 11:16 Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
- 11:09 Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
- 10:48 Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
- 10:41 Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
- 10:38 U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det
- 10:35 Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s