Al Hilal me “sytë” drejt Ronaldos, kërkohet me ngulm portugezi

30 Dhjetor 2024 | 10:20

Mosha është veçse një numër është shprehja tipike që i përshtatet atij, yllit portugez Cristiano Ronaldo, i cili vijon të shkëlqejë në Arabinë Saudite. 39-vjeçar, por kjo nuk vërehet aspak kur shohim performancën e tij, prej së cilës ka tërhequr vëmendjen e një tjetër ekipi që dëshiron ta transferojë. Duket e çuditshme, por Al Hilal do të hyjë në tratativa për ta bindur Ronaldon t’u bashkohet, edhe pse duket një punë thuajse e pamundur për t’u konkretizuar.

Portugezi ndihet i lumtur te Al Nassr, ku përveç kontratës për 2.5 vite si futbollist, ka nënshkruar dhe se pas futbollit të luajtur do të vijojë të jetë ambasador i Arabisë Saudite në FIFA, por edhe në qeveri të tjera sportive në botë.

Al Hilal pritet të kryejë disa lëvizje në verë, një prej tyre Neymar, që pritet të transferohet në Brazil te Santos, ndërsa kampionët në fuqi shohin si zëvendësuesin e tij Ronaldon. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me këtë lëvizje, duke qenë se pak ditë më pas hapet dhe zyrtarisht merkato dimërore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026