Alarm për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë, policia rrethon zonën
Një telefonatë për bombë te një hotel në qendër të Tiranës ka vënë në alarm policinë.
Policia ka rrethuar zonën, ndërkohë nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja ndërsa dyshohet se telefonusi ka thënë se bomba ndodhet tek hotel “Plaza” në qendër të Tiranës.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka njoftuar forcat xheniere të cilat janë nisur drejt vendngjarjes.

Njoftimi i policisë
Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.
Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit.
Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.
Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.
LEXONI GJITHASHTU:
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet