Alarme të rreme për bomba në Bosnje Hercegovinë
Më shumë se 500 alarme të tillë që vunë në shënjestër gjithashtu qindra shkolla në Bosnje e Hercegovinë, duke i detyruar ato të mbyllen përkohësisht.
Gjithashtu, gjykatat në Sarajevë dhe një spital publik boshnjak u evakuuan të enjten për shkak të alarmeve të rreme për bomba.
Qindra pacientë dhe anëtarë të stafit mjekësor u evakuuan pasi spitali universitar në qytetin verior të Banja Lukës mori një e-mail që paralajmëronte se ishte vendosur një bombë, tha drejtori i spitalit Vlado Djajic.
Mesazhi kërcënonte se do të “hidhte në erë jobesimtarët” dhe në të shkruhej “Allahu është i madh”.
Pas kontrollit të ambienteve, policia konfirmoi se alarm ishte i rremë.
Ishin edhe Komisioni Kombëtar Zgjedhor dhe disa gjykata në Sarajevë ishin midis institucioneve publike të shënjestruara.
Gjatë bisedimeve të fundit me liderët e Bosnjës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi nevojën për të rritur bashkëpunimin e sigurisë kibernetike me kombin ballkanas.
Edhe Serbia ka marrë gjithashtu alarme të rreme për bomba gjatë javëve të fundit, të cilat kanë ndërprerë funksionimin e shkollave.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest