Alarmi për kancerin e gjirit, në Vlorë 55 raste të reja në vit, shqetësim moshat e reja

13 Tetor 2021 | 21:06

Me nisjen e muajit tetor kemi hyrë zyrtarisht në muajin e sensibilizimit të kancerit të gjirit. Në Vlorë 55 raste të reja janë shënuar gjatë këtij viti ndërsa ajo që vihet re është trendi në rritje i rasteve në moshë të re.

“Ka një trend në rritje të rasteve. Mendoj që ka ndikuar edhe pandemia , mbyllja për një vit  pati vonesa të kontrolleve periodike ose në kontrollet depistuese. Për fat të keq ende nuk ka një kulturë shëndetësore të kontrolleve. Ka  vite që bëhet lajm tetori rozë, por nuk mjafton vetëm ky muaj për muaj për depistimet. Është vëne re që ka prekje të moshave të reja, në qytetin e Vlorës mosha më e re është një vajzë 31 vjeçe që u diagnostikua me kancer gjiri dhe po mjekohet”, u shpreh onkologia Juliana Çuni.

Kanceri i gjirit është një sëmundje e shërueshme nëse kapet në kohë, thotë mjekja, ndërsa diferenca është e qartë mes zonave urbane dhe atyre rurale sa i përket ekzaminimive.

“Në përgjithësi gratë vijnë kur kanë konstatuar ndryshime në gjirin e tyre, nuk vijnë kur ato nuk kanë ankesa dhe gratë e zonave rurale vijnë më pak ose  vijnë vonë. Kanceri i gjirit është një sëmundje që nëse zbulohet në kohë ka shërim, prandaj ju bëj thirrje që ekzaminimet të jenë të shpeshta për ta parandaluar apo zbuluar në kohë të hershme kancerin”, u shpreh mjekja.

Xhevairja është një grua e cila në pritje të vizitës na tregon eksperiencën e saj.

30 mamografi në ditë kryhen gjatë tetorit në spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa shifra është shumë e ulët gjatë muajve të tjerë. Mjekët bëjnë apel për sensibilizim gjatë gjithë vitit ndërsa mbeten të rëndësishëm faktorët riskant të modifikueshëm si dieta e shëndetshme, pesha optimale e trupit, luftimi i obezitetit, dhe aktiviteti fizik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026