Albanese mbledh kabinetin pas masakrës, propozon ligje më të ashpra për armët

15 Dhjetor 2025 | 07:40

Kryeministri australian Anthony Albanese propozoi të hënën ligje më të ashpra kombëtare për armët pas një të shtënë masive gjatë festimit të Hanukkah në plazhin Bondi të Sidneit, duke lënë të paktën 15 të vdekur.

Ai mblodhi me urgjencë kabinetin qeveritar, ndërsa u shpreh se do të propozonte kufizime të reja, duke përfshirë kufizimin e numrit të armëve që një pronar i licencuar mund të zotërojë.

Propozimet e tij u njoftuan pasi autoritetet zbuluan se më i madhi nga dy personat e armatosur – të cilët ishin baba dhe bir – kishte pasur një licencë armëmbajtjeje për një dekadë dhe i kishte grumbulluar gjashtë armët e tij ligjërisht.

“Qeveria është e përgatitur të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm. Këtu përfshihet edhe nevoja për ligje më të ashpra për armët”, u tha Albanese gazetarëve.

“Rrethanat e njerëzve mund të ndryshojnë. Njerëzit mund të radikalizohen me kalimin e kohës. Licencat nuk duhet të jenë të përjetshme”, shtoi ai.

Të paktën 38 persona po trajtoheshin në spitale pas masakrës së të dielës, kur dy persona të armatosur qëlluan mbi njerëzit që festonin pranë plazhit.

Mes të vrarëve ishin një vajzë 10-vjeçare, një rabin dhe një i mbijetuar i Holokaustit.

Tmerri në plazhin më të njohur të Australisë ishte të shtënat më vdekjeprurëse në pothuajse tre dekada, në një vend me ligje të rrepta të kontrollit të armëve që synojnë kryesisht heqjen nga qarkullimi të armëve me zjarr të shpejtë.

Albanese e quajti masakrën një akt terrorizmi antisemit që goditi në zemër të kombit.

Policia ka konfirmuar se po heton dy të dyshuar, baba e bir.

Babai vdiq në sulm. Djali ndodhet aktualisht në spital, por autoritetet thonë se ka të ngjarë që ai t’u mbijetojë plagëve të marra.

Komisioneri i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Mal Lanyon, e ka cilësuar incidentin si të lidhur me terrorizmin.

“Sot mblodha Kabinetin Kombëtar për t’iu përgjigjur aktit të terrorizmit dhe antisemitizmit në Bondi mbrëmë. Ne qëndrojmë me australianët hebrenj dhe kundër urrejtjes dhe dhunës. Australia është më e fortë se ata që përpiqen të na ndajnë dhe ne do ta kalojmë këtë së bashku”, shkruan Albanese në x.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026