Albin Kurti për Euronews Albania: Nuk do të kemi koalicion qeverisës me Listën Serbe
Në një intervistë për Euronews Albania në emisionin Balkan Talks me gazetarin Franko Egro, lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u pyet nëse po shkel me vetëdije kushtetutën lidhur me kundërshtimin e tij për të përfshirë në qeverinë e vet Listën Serbe, si përfaqësuese të komunitetit serb.
Albin Kurti tha të qenit serb është përkatësi kombëtare dhe jo librezë partie. Sipas tij kushtetuta nuk e specifikon që kur ekzistojnë 12 ministri, njëri prej tyre duhet të jetë patjetër anëtar i Listës Serbe.
“Ne nuk do ta shkelim kushtetutën, por nuk do të bëjmë koalicion me Listën Serbe,” tha z. Kurti për Euronews Albania.
“Do ta respektojmë obligimin që kemi, një ministër do të jetë nga komuniteti serb, preferojmë jo nga Lista Serbe,” shtoi ai.
Duke i rikujtuar thënien e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani se rezultatet zgjedhore duhet të reflektohen në përbërjen e ekzekutivit, gazetari i Euronës Franko Egro e pyeti liderin Kurti nëse është i gatshëm ta përmbushë këtë duke përfshirë Listën Serbe që është partia më e fuqishme e komunitetit serb në vend.
“Deri me rastin e certifikimit të zgjedhjeve të Kosoves kemi shpresuar se ndoshta mund të dali një deputet tjetër serbm i cili nuk është i Listes Serbe,” u përgjigj z.Kurti.
Ai sqaroi se nuk ka problem me Listën Serbe për faktin se ajo është e komunitetit serb,
Theksoi se do ta respektojë kushtetutën lidhur me këtë çështje dhe se do të takohet me Listën Serbe për ta diskutuar premisën, por tha se LVV po shihte mundësitë të mos e identifikonte serb me një parti të formuar nga Beogradi.
“Të mos e ngatërrojmë obligimin kushtetues me koalicionin qeverisës, koalicion me Listën Serbe nuk kemi obligim të bëjmë,” përmbylli z. Kurti diskutimin.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit