“Albini nuk do ballafaqim për Veriun”, Rama tregon nëse do e ftonte përsëri

23 Qershor 2023 | 13:42

Kryeminsitri Edi Rama komentoi në një konferencë për mediat takimin që nuk u realizua me Albin Kurtin në ditën e përcaktuar për takim mes dy qeverive.

Ai tha se e ka të qartë që për këtë pjesë kryeministri i Kosovës nuk do një ballafaqim të drejtpërdrejtë.

“Për mua është shumë e qartë ajo që ka ndodhur. Albini nuk e ka dashur konfrontimin, ballafaqimin e drejtpërdrejtë për këtë temë sepse Albini lexon sondazhet dhe kënaqet që i rriten poenat, por mendoj që Shqipëria nuk është noterë dhe nuk mund të jetë kurrë noterë e çdo politike që ndjek Kosova, aq më tepër nëse Shqipëria quhet, trajtohet si vëlla i madh, gjë që unë se kam thënë kurrë sepse unë mendoj që janë dy shtete të ndryshme dhe autoritetet si shtet janë padiskutim të barabarta. Nëse është kështu, detyrimi ynë është të themi të vërtetën në sy dhe të mbajmë qëndrimet tona. Shqipëria është shtet më vete dhe interesat e Shqipërisë për ne janë shumë të qarta. Duke mirëkuptuar arsyet pse ndonjëherë ndodh ndryshe, ne s’mund të jemi dakord për çdo gjë dhe pastaj propaganda që mbledhja ishte për qytetarët…si ishte për qytetarët?! Marrëveshjet që ishin gati për t’u firmosur, mund të firmoseshin po njësoj pa pasur nevojë të jepnim një shfaqje sikur gjërat nuk janë normal. Gjërat nuk janë normal, nuk ka asnjë normalitet, gjërat janë keq dhe unë po përpiqem të bëj gjithçka për të shmangur më të keqen,” – u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias këtë të hënë ka pritur homologun e tij, Ermal Nufi në Athinë. Dendias përmes një postimi në “X” ka...
15:13 | 29/06/2026

Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës

Andon Lapa Hotel & Spa është një destinacion premium që kombinon komoditetin modern, shërbimet cilësore dhe mikpritjen tradicionale shqiptare, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme...
14:40 | 29/06/2026

Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori

Është bërë e mundur brenda pak minutash kapja e autorit 24-vjeçar i cili la të plagosur në këmbë një 35-vjeçar. Autori është identifikuar si Nikolla...
14:17 | 29/06/2026