Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon në SPAK Veliajn, Lleshajn dhe Veliun
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kërkoi të premten Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) arrestimin dhe fillimin e ndjekjes penale ndaj ministrit Sandër Lleshaj, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliut.
Në një kallëzim penal të depozituar sot Aleanca i akuzon tre zyrtarët e lartë për shpërdorim detyre, dhe vrasje të mbetura në tentativë kryer në bashkëpunim dhe e argumenton kërkesën për arrestim me mundësinë që ata kanë për të prishur provat.
“Një grup nga qëndrestarët për mbrojtjen e Teatrit, kemi dorëzuar një kallëzim në SPAK për Sandër Lleshajn, Ardi Veliun dhe Erion Veliajn. Sipas nesh ata akuzohen për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë, kemi parashtruar të gjitha pretendimet tona, për dyshimin tonë të arsyeshëm se mund të manipulojnë provat dhe ti fshehin ato. Për këtë ne kemi kërkuar arrestimin e këtyre personave, dhe kemi besim se SPAK do të nisë hetimet”, u shpreh Ardiana Kalaja.
Më 17 maj pas një vendimi të diskutuar të Këshillit Bashkiak, Bashkia Tiranë vendosi të shembë Teatrin Kombëtar, shembje që u bë pas orës 4:00 të mëngjesit dhe me ndërhyrje të dhunshme të policisë në mjediset e teatrit, ndërhyrje e cila u bë edhe me forca të armatosura.
Për shkak të mënyrës se si u veprua dhe procedurave të shkelura, aktivistët i kërkojnë gjithashtu SPAK-u të vendosë masën e sekuestros ndaj truallit të Teatrit Kombëtar dhe pezullimin e të gjitha punimeve në vazhdim deri sa të zbardhet çështja.
Kallëzimi është nisur nga aktorët dhe aktivistët e Aleancës: Edmond dhe Robert Budina, Julinda Emiri, Neritan Liçaj, Adriana Tolka, Adriana Kalaja, Astrit Seranaj, Fran Ndoj, Saimir Dervishi, Gentjan Hasani, Syrja Xhani, Aleksandër Gjonaj, Gentian Maçi, Pranvera Skuqi dhe Artan Manushaqe.
Ky është kallëzimi i tretë që aktivistët e mbrojtjes së teatrit depozitojnë për këtë çështje.
Më parë ata kanë paditur kryebashkiakun Veliaj dhe nënkryetarin Arbjan Mazniku, 3 ekspertët që firmosën për prishjen e teatrit dhe tashmë edhe ministrin Lleshaj dhe drejtorin e policisë Veliu.
Lexoni gjithashtu:
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit në SPAK Veliajn dhe Maznikun
Protestë para SPAK për Teatrin, Budina-prokurorëve: Bëhuni të parët që jepni shkëndijën e shpresës
Ervin Goci: Bashkia vendosi shembjen e Teatrit Kombëtar me akt-ekspertizë të falsifikuar
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor