Aleancë Berisha-Meta-Veliaj? Blushi kundërshton Iljazajn

29 Shtator 2025 | 21:48

Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha në emisionin Now në Euronews Albania nuk është kundër SPAK por kundër Edi Ramës.

Analisti Ervis Iljazaj i sugjeroi Blushit që në aleancë kundër Ramës të përfshijnë edhe Veliajn, nisur nga pozitat ku ndodhet tani kur kryeministrin e ka kundër.

“Nuk mund të marrim prindin 2 në aleancë, prindi 2 është viktimë e një sistemi që edhe vetë kontribuoi për ta ndërtuar. Ajo parti vuan nga reminishenca të së kaluarës, tani është në fazën që diktatori është në paranoja. Të gjithë këta te Veliaj do shkojnë”, tha Blushi.

“Epo lufta me filxhanë çaji nuk bëhet”, u përgjigj Iljazaj duke iu referuar qëndrimit të Veliajt.

“Ngjasojnë me nomenklaturën, partia ime më dënon”, shtoi Blushi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026