Kryeministra njofton KQZ-në se ka shkarkuar Erion Veliajn

29 Shtator 2025 | 13:40

Kryeministria i ka dërguar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin e Erion Veliajt ku e vendos në dijeni për mbledhjen e ditës së enjte.

Në dokumentin zyrtar drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, thuhet se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të mbajtur më 25 shtator 2025, është miratuar vendimi nr. 539, datë 25.9.2025, “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”.

Shkresa përmban kërkesën për njohjen e kësaj vendimmarrjeje dhe vijimin e procedurave për shpalljen e vakancës, sipas legjislacionit në fuqi.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga vetë Veliaj apo nga Partia Socialiste lidhur me këtë zhvillim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026