Alexis Goosdeel: Trafiku i drogës po rritet në Evropë

11 Dhjetor 2025 | 17:32

Në fund të muajit, Alexis Goos-deel do të largohet nga posti i drejtorit të Agjencisë së Drogave të Bashkimit Europian.

Për 10 vite, ai ka vëzhguar dhe koordinuar përpjekjet e Evropës për të luftuar trafikun dhe për të mbështetur iniciativat për shëndetin publik. Gjatë kësaj dekade, ai ka parë një ndryshim të madh të tregut të drogave.

“Sot drogërat janë kudo. Çdo gjë mund të përdoret ose të bëhet objekt varësie. Si pasojë, çdo person mund të përballet vetë ose indirekt me dikë që ka probleme me varësinë akute ose kronike.

Pika e dytë është dhuna. Dhe këtu shohim se gjatë gjashtë apo shtatë viteve të fundit ka pasur një rritje të madhe të dhunës së lidhur me tregun e drogave në shumicën e vendeve të BE-së. Kjo është një ndryshim i madh, sepse para 10 vitesh, kur flisnim për dhunë të lidhur me drogën, flisnim për Amerikën Qendrore. Tani kjo ndodh gati kudo në Bashkimin Europian”, tha Alexis Goosdeel, Drejtor Ekzekutiv, Agjencia e Drogave të BE-së.

Ndërsa Goosdeel beson se BE-ja ka reaguar me sukses ndaj sfidës së heroinës, ai mendon se 27 vendet anëtare janë shumë pas në përballjen me rritjen e konsumit të kokainës.

“Aty ku nuk jemi aspak të përgatitur, është rritja e madhe e disponibilitetit të kokainës gjatë shtatë-tetë viteve të fundit, si dhe treguesit indirektë që tregojnë rritje të madhe të përdorimit të saj.

Ne e dimë se zakonisht duhen 10 deri në 12 vite nga momenti kur një person fillon të konsumojë kokainë deri kur ai kërkon ndihmë për herë të parë – dhe zakonisht përpjekja e parë nuk ka sukses.

Dhe këtu, ende nuk kemi protokolle standarde trajtimi me të njëjtin nivel efektiviteti si trajtimet që ekzistojnë për varësitë e tjera”, shtoi Goosdeel.

Alexis Goosdeel i referohet rritjes së llojeve të substancave gjatë 10 viteve të fundit, që kërkojnë një përgjigje më komplekse nga shtetet. Ai u bën thirrje qeverive jo vetëm të luftojnë trafikantët, por edhe të gjejnë mënyra për të mbrojtur qytetarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026