Alfred Lela: Simbolika e Berishës është që ai mbledh anëtarësinë, ndërsa Basha mban vulën
Nëse Lulzim Basha shfrytëzon mundësinë për të ndërhyrë në statutin Partisë Demokratike, në mënyrë që të pengojë anëtarësinë e partisë për të ndjekur Sali Berishën, atëherë do të duket si një kryetar që s’ka asgjë veç partisë dhe vulës.
Kështu u shpreh në “Now” me Erla Mëhillin gazetari Alfed Lela, i cili tha se nëse simbolikisht, Sali Berisha arrin të mbledhë 35 mijë firma të anëtarësisë, atëherë çfarë i duhet Lulzim Bashës partia?
“Kur Sali Berisha vjen me 4000 anëtarë të Kuvendit Kombëtar, ata janë oficerë të ushtrisë së PD-së. Sali Berisha dështon sepse Sali Berisha thotë kam amerikanët dhe NATO-n. Sjell edhe 35 mijë vula të anëtarësisë. Çfarë i duhet Lulzim Bashës partia, vetëm vula?”, tha Alfred Lela.
Alfred Lela tha se në Tiranë ka 60 parti me vulë, me makinë, kryetar, një seli dhe fonde publike dhe nëse PD-ja do të përfundojë thjesht si një nga këto, nuk është shenjë e mirë për demokratët.
“Nëse Partia do të bëhet partia e 61-të, do ishim në situatën e marrëzisë”, u shpreh Alfred Lela.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 19:38 Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit