Alfred Moisiu: Pse presidenti duhet të jetë me “flokë të bardha”
Ish-presidenti Alfred Moisu tregoi në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se gjatë mandatit të tij 5-vjeçar kishte punuar për të shuar konfliktet politike.
Ai kujtoi se si në zgjedhje vendore të 2007 situata ishte e tillë që zgjedhjet mund të mos bëheshin fare, por ai kishte mbledhur gjithë kryetarët e partive parlamentare dhe për 24 orë dhe i dhanë zgjidhje problemit.
Sipas Moisit, mosha dhe përvoja kanë shumë rëndësi për postin e kreut të shtetit, që sipas tij duhet të jetë ‘Babai i Kombit’.
“Për mua presidenti duhet të jetë me flokë të bardha. Pra mosha e përvoja kanë rëndësi. Tani të lësh presidencën e të shkosh të krijosh parti nuk shkon. Nuk e kemi parë gjëkundi këtë gjë. Sepse kjo do të thotë që ti gjatë kohës që ke qenë në atë detyrë e ke menduar se ç’do bëhet më tej. Po edhe të zgjedhësh një president 40-vjeçar, me pas s’mund ta nxjerrësh në pension. Pra janë disa gjëra që duhen marrë në konsideratë. Për fat të keq ne më shumë bëjmë kompromise se sa zgjidhje për të ardhmen, për të siguruar stabilitetin dhe zhvillimin dhe vazhdimin e demokracisë” u shpreh Moisiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian