Ali Ahmeti takon presidenten Osmani: Shqiptarët janë vënë në shënjestër
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti është takuar sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton KosovaPress.
Ahmeti dhe Osmani kanë diskutuar për zhvillimet politike në vendet tona, sfidat rajonale dhe rëndësinë jetike të bashkëpunimit të ngushtë në funksion të paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik.
“Shpreha mirënjohjen time për mikpritjen e Presidentes Osmani dhe vlerësova lart rolin e saj udhëheqës në përfaqësimin me dinjitet të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Njëkohësisht, shpreh mbështetjen për procesin zgjedhor dhe krijimin sa më të shpejtë të institucioneve në shërbim të qytetarëve.
Në këtë kontekst, nënvizova shqetësimin tim të thellë për përkeqësimin serioz të situatës politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët janë vënë në shënjestër nga një bosht hibrid politik-oligarkik me bazë supremaciste etnike dhe me një përfaqësim të inxhinieruar politik. Shqiptarët sot po përballen me një ofensivë të rrezikshme që ka për synim zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”, ka shkruar Ahmeti pas takimit me Osmanin.
Ai më tej ka thënë se “Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një instrument partiak, që po anulon themelet e barazisë, dhe se kjo përbën një shkelje flagrante.
“Gjithashtu, theksova se dosja evropiane është lënë pas dore, duke devijuar nga rruga e integrimit dhe vlerave të përbashkëta. Për herë të parë, ide të rrezikshme që vënë në pikëpyetje karakterin shumetnik dhe unitar të shtetit, ashtu siç parashihet në Marrëveshjen e Ohrit, po gjejnë vend në diskursin politik publik”, ka shkruar Ahmeti.
Sipas tij, këto zhvillime kërkojnë vigjilencë, unitet dhe veprim të koordinuar për të mbrojtur të arriturat tona historike dhe për të garantuar të ardhmen evropiane të qytetarëve tanë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës