Alibali: Shqipëria të mos lëshojë pe ndaj Greqisë, të mbrojë sovranitetin e saj
Çështja e detit me Greqinë është një nga çështjet më të rëndësishme ndërkombëtare për Shqipërinë.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka deklaruar së fundmi se pret zhvillime brenda vitit 2023. Deklaratat e tij dhanë disa detaje të reja që, si gjithmonë, për këtë çështje, vijnë nga Athina dhe asnjëherë nga Tirana.
Për ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Agron Alibalin, Greqia është në një pozicion maksimalist.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se Athina po përpiqet të përfitojë detin nga Shqipëria.
“Pozicioni maksimalist grek është që ajo që i takon dheut kontinental, i takon dhe dheut ishullor mirëpo ky qëndrim maksimalist kundërshtohet nga e drejta ndërkombëtare dhe nga traktita dhe nga disa kazuse të rëndësishme. Kjo ndoshta shpjegon dhe arsyen se përse Greqia është në një ngutje të jashtëzakonshme për të mbyllur marrëveshjen me Shqipërinë në një pozitë të favorshme ndaj saj në mënyrë që të ndikojë ndaj Turqisë.
Kjo s’do të ketë asnjë efekt ndaj Turqisë. Nuk mund të pranojë Turqia që ka vijën bregdetare më të gjatë në Mesdheun lindor, që ishujt grek të ndikojnë dhe cenojnë të drejtat e saj sovrane. Nga ana tjetër edhe Shqipëria nuk ka pse të bëjë lëshime ndaj Greqisë, për një arsye ose një tjetër, duke futur këtu edhe negociatat për Bashkimin Europian,” – u shpreh Alibali.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë