Alibeaj kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandeteve për Alqi Bllakon

29 Mars 2022 | 14:10

Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandeteve në Kuvendin e Shqipërisë për të shqyrtuar mandatin e deputetit të PS, Alqi Bllako.

“Pasi jemi njohur nëpërmjet medias me kërkesën e SPAK për kërkesën për autorizim për procedim, kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandeteve në Kuvendin e Shqipërisë, për të shqyrtuar mandatin e deputetit të PS, Alqi Bllako, ndaj të cilit është vendosur masa e arrestit për aferën e inceneratorëve”, shkruan Alibeaj në një postim në Facebook.

Deputeti shprehet se PD është e vendosur për ta çuar deri në fund çështjen e inceneratorëve.

“Nuk duhet pritur më asnjë minutë. Koha është tani. Partia Demokratike është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë çështje dhe inkurajon drejtësinë të zbardhë deri në fund vjedhjen e shekullit dhe të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, deri tek zyrtari më të lartë i përfshirë”,  thotë më tej Alibeaj.

SPAK ka lëshuar 9 urdhër-arreste për çështjen e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit si dhe ka kërkuar Kuvendit dhënie të autorizimit për arrestimin e deputetit të PS-së, Alqi Bllako.

Mes personave të përfshirë sipas SPAK është ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili dyshohet se ka përfituar rreth 1.2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Mbi Kokën rëndon edhe akuza për falsifikim dokumentesh.

Ndërsa, deputeti Bllako akuzohet se në bashkëpunim me Kokën dhe Kryetarin e Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshin, kanë falsifikuar dokumentet duke e cilësuar tokën arë si tokë truall për të rritur vlerën e dëmshpërblimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë

Kryeministri Edi Rama reagoi mbrëmjen e kësaj të enjteje duke shpërndarë deklaratën e avokatit Dorian Matlija, i cili sqaroi se distancohet nga disa forma përfaqësimi...
22:39 | 02/07/2026

Berisha: Në urgjencat e spitaleve të Tiranës, rezulton që nuk ka asnjë polic të lënduar

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një reagim në rrjetet sociale shkruan, se ministria e Brendshme ka mashtruar publikisht, pasi në urgjencat e spitaleve...
22:13 | 02/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026