Alibeaj negocion me Ballën për presidentin, Boçi: Nuk ka tagër përfaqësimi

18 Maj 2022 | 16:36

Enkelejd Alibeaj bashkë me Arbi Agalliun dhe Oriola Pampurin shkuan sot në tryezën e negociatave për presidentin.

Për uljen e tyre në tryezë përballë përfaqësuesve të PS nuk kishin dijeni të gjithë deputetët e Partisë Demokratike.

Të pyetur nga Euronews Albania, disa deputetë të Grupit Parlamentar demokrat që ishin të pranishëm në mbledhjen e fundit, deklaruan se për këtë takim nuk kishte pasur një njoftim apo një konsultim paraprak.

Luçiano Boçi thotë se Alibeaj nuk mund të shkonte në këtë takim pa mbledhur fillimisht grupin parlamentar demokrat.

“Nuk ka të drejtë të jetë përfaqësuesi i opozitës. Alibeaj mund të jetë deputet i thjeshtë dhe e ka përfunduar misionin e tij, me atributin e të ashtuquajtuarit kryetar i Grupit Parlamentar, të njohur zyrtarisht nga Rama dhe Balla. Negociatat për presidentin janë politike, e përcakton Kushtetuta”, tha Boçi.

Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet që të ketë një mbledhje të grupit parlamentar, ku do të shikohet nëse do të marrin pjesë edhe deputetët që janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”

Grupi më i madh i protestuesve është drejtuar mbrëmjen e kësaj të enjteje drejt Sheshit “Skënderbej”, ndërsa thirrjet kanë qenë të njëjta me ato të...
22:23 | 04/06/2026

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026