English

Alibeaj prezanton amendamentin e PD për amnistinë penale në Komisionin e Ligjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Komisionin e Ligjeve u prezantua këtë të mërkurë nga ana e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, amendamentin i PD për amnistinë penale.

- Advertisement -

Në fjalën e tij Alibeaj e vuri theksin tek mbrojtja që amendamenti i bën protestuesve të PD-së që janë arrestuar gjatë protestave të opozitës në zonat e Astirit, Bregut të Lumit, Shkozës, Teatrit, studentëve dhe vrasjes së Klodian Rashës.

Ligji për amnistinë penale pritet të përfshihet në seancën e ditës së enjte në parlament nëse do të arrihet dakordësia mes PD dhe PS.

“Amendamenti i paraqitur nga PD synon të rregullojë situatën kategorike specifike të qytetarëve të cilët kanë rënë në konflikt me ligjin për një arsye politike dhe për qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në protestat e ogranizuara nga Partia Demokratike dhe aleatët politik të saj në një periudhë që sipas ekspertëve tanë kanë bërë, nga 1 tetori i vitit 2018 deri në 31 dhjetor të vitit 2020. Dhe dua ta bëj të qartë për këdo, përgjegjësia për organizimin e këtyre protestave është e jona, të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Ne kemi detyrimin që përgjegjësinë politike ta mbajmë ne dhe të lehtësojë padrejtësinë juridike që u është bërë të gjithë këtyre qytetarëve që kanë rënë në këtë konflikt me ligjin. Ju kujtoj dhe është një nga synimet tona nëpërmjet këtyre amendamenteve që të përfshihen edhe qytetarë të cilët kanë organizuar edhe spontanisht protesta qytetare dhe po i përmend disa me idenë që edhe kjo pjesë e relacionit të amendamenteve të bëhet pjesë e dokumenteve parlamentare.

Bëhet fjalë për serinë e protestave të banorëve të zonës së Astirit zë zhvilluar në një kohë relativisht të gjatë ditë për ditë për një të drejtë ekonomike dhe sociale. Së dyti, bëhet fjalë për serinë e protestave të organizuara kundër shembjes së Teatrit Kombëtar këtu në Tiranë. Edhe në atë rast ka pasur qytetarë që për arsye të natyrës politike për të mbrojtur një vlerë të trashëgimisë kulturore, u ndodhën nën prangat e policisë, e për pasojë edhe nën procedimin e prokurorisë dhe të gjykatave. Së treti, seria e protestave të banorëve të Bregut të Lumit. E mbani mend se çfarë ka ndodhur, po j’ua kujtoj edhe ndërhyrjen brutale të policisë në 5 të mëngjesit me gaz lotsjellës për t’i nxjerr nga shtëpitë e tyre të ndërtuara me gjakë dhe mund dhe për t’i lënë në rrugë të madhe. Jo vetëm kaq, por një pjesë e madhe prej tyre përfunduan në sallat e prokurorive dhe gjykatave. Kështu edhe seria e protestave të zonës së Shkozës, e njëjta situatë si ajo e Bregut të Lumit.

Së fundmi është edhe seria e protestave të studentëve. E mbani mend, kërkesat e tyre të drejta të cilat nuk morë një përgjigje nga ana e qeverisë përveçse shkopinjve të gomës dhe procedimit penal. Dhe ju kujtoj këtu edhe një ngjarje të dhimbshme, ishin protestat e zhvilluara nga qytetarët kundër vrasjes policore të të riut Klodian Rasha. Qytetarë të irrituar nga ato skena të ashpra, dramatike, tragjike që ndodhën nën reptësinë policore e më pas të prokurorive dhe gjykatave.

Sipas të dhënave të mbledhura nga strukturat tona të Partisë Demokratike, të cilat shpesh kemi ofruar edhe mbrojtje juridike falas, rezulton se gjatë këtyre protestave të kësaj periudhe, për shkak edhe të revoltimit për të drejtat politike, ekonomike dhe sociale, disa prej tyre siç e thashë ndodhen në konflikt me ligjin”, tha ai.

Amendamenti i plotë:

AMENDAMENT PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR DHËNIE AMINISTIE”

Në mbështetje të nenit 71, pika 1, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, me propozim të deputetit Enkelejd Alibeaj, në projektligjin “Për dhënie amnistie”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3, pika 1 shtohet shkronja ë) me përmbajtjen si vijon:

“ë) personat e dënuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237 dhe 282 të Kodit Penal, të kryera gjatë tubimeve ose protestave politike dhe qytetare të organizuara në periudhën 01.10.2018 – 31.12.2020”.

Neni 2

Në nenin 4, pika 1, shkronja k) hiqet numri “237”.

Neni 3

Pas nenit 6, shtohet neni 6/1 me përmbajtjen si vijon:

“Neni 6/1

Dhënia e amnistisë nga ndjekja penale për protestuesit

Përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera gjatë tubimeve apo protestave politike dhe qytetare të organizuara në periudhën 01.10.2018 – 31.12.2020, të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237 dhe 282, të Kodit Penal”.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?