Alibeaj takohet me shefen e ODIHR: E informova për fushatën dhe shkeljet e qeverisë
Shefja e misionit të vëzhguesve ODIHR për zggjedhjet lokale të 14 majit, Odry Glover u takua këtë të mërkurë me Enkelejd Alibeajn.
Pas takimeve me dy drejtuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Berisha dhe Meta, Glover shkoi në selinë e re të Partisë Demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj për të dëgjuar qëndrimet që ai kishte për fushatën.
Pas takimit, Alibeaj tregoi disa nga temat që diskutojë me shefen e ODIHR, Odry Glover.
“Për mënyrën se si është zhvilluar deri më tani fushata zgjedhore, i bëra të qarta të gjitha shkeljet e bëra nga qeveria, buxhetin e shtetit të përdorur, tenderin e hapur, aktivistin, administratën që e ka totalisht në funksion të zgjedhjeve, i bëra të qartë edh etë gjitha shkeljet ligjore të bëra nga KQZ”,-tha Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD.
Alibeaj tha se gjatë takimit me Glover kishte folur edhe për përplasjen e fortë në PD gjatë 2 viteve të fundit.
“Sigurisht i bëra me dije edhe për situatën që është brenda Partisë Demorkatike, e cila nuk është një çështje private por është një çështje publike dhe që reflekton te korrektësia e këtyre zgjedhjeve. Fakti që ne qëndrojmë këtu në seli të marrë me qira, se selia jonë është e zaptuar dhe fakti është se ajo seli që është e Partisë Demokratike frekuentohet nga njerëz që nuk e përfaqësojnë aspak Partinë Demokratike”,-tha Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet