Alibeaj ‘thumbon’ deputetët e PS: E kuptoj nervozizmin, kolegu juaj u kthye në burg

9 Nëntor 2022 | 14:17

Projektligji për Portin e Durrësit ka përplasur këtë të mërkurë në Kuvend, mazhorancën dhe opozitën.

Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij i është kundërpërgjigjur deputetit Eduard Shalsi duke theksuar se për Portin e Durrësit nuk ka transparencë dhe se qeveria duhet t’i japë llogari qytetarëve për 1 mln metra katror që po jepen.

Nga foltorja ai ‘thumboi’ deputetët e PS duke iu thënë se janë nervozuar pasi Alqi Bllako u la në burg.

“Nëse juve ju digjet xhani për investitorët e huaj dhe ekonominë e këtij vendi, do duhet të bënit në mënyrë të përulur, t’ja bëjë me dije publikut shqiptar. Sepse investime të tilla nëse ka garë Shals, përse nuk thoni në mënyrë të hapur. Nuk keni fare për tu trembur në këtë pjesë, por është mënyra më e mirë, çdo gjë fshehur në mjegull, me një shumë kaq të madhe Janë 1 mln metra katrorë që po i jepen dikujt, a duhet ta dimë ne çfarë fiton Shqipëria? Këtë gjë duam të dimë.

Nuk kam fare interes se si do shkojë historia e opozitës. Në këtë mes ka histori të gjobvënies, histori të fshehta, e kuptoj arrogogancën tuaj për të bërë amnisti fiskale.  Nga cilat burime të fshehta do vijnë. Duhet të ulërasim, e kuptoj nervozizmin e atij që foli e iku. Në gjykatën e Apelit një kolegut tuaj iu hodhën sërish pranga, e kuptoj nervozizmin. Që të mos ndodhi gjëra të tilla bëni transparencë”, tha Alibeaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026