Alqi Bllako kërkon pafajësi në gjyq dhe mohon akuzat për inceneratorin e Tiranës
Pas kërkesës së SPAK për dënimin me 5 vite burg në lidhje me dosjen për inceneratorin e Tiranës, fjalën në gjykatë e mori vetë i pandehuri Alqi Bllako, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, i cili deklaroi pafajësinë e tij dhe kërkoi që gjykata të marrë parasysh edhe gjendjen e tij familjare, veçanërisht të njërit prej fëmijëve, për të cilin mjekët kanë konstatuar se mungesa e babait po rëndon gjendjen e tij.
“Kërkoj të shpallem i pafajshëm. I kërkoj gjykatës të marrë parasysh edhe gjendjen time familjare, sidomos të njërit prej fëmijëve, ku sipas mjekëve mungesa e prindit po rëndon gjendjen e tij”, tha Bllako.
Bllako argumentoi se në vendimin e arsyetuar nuk figurojnë veprimet e tij, ligjore apo të paligjshme, si Sekretar i Përgjithshëm, duke theksuar se ai nuk ka pasur rol në përcaktimin e kontratës së koncesionit, që ishte kompetencë e anëtarëve të komisionit.
Ai shtoi se akuzat për korrupsion pasiv janë ngritur pa asnjë analizë të saktë, duke shpjeguar se sipas tij Klodian Zoto ka pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta me anëtarët dhe kryetarët e komisionit, dhe se gjatë vlerësimit të ofertuesve dhe shpalljes së fituesit ai nuk ishte në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm.
Ndërsa mbrojtësit e tij ligjor argumentuan se gjatë procedurës për inceneratorin e Tiranës, deri në krijimin e idesë dhe nënshkrimin e kontratës, Bllako nuk ka pasur rol vendimmarrës dhe ishte vetëm përcjellës i shkresave administrative.
Ata sqaruan se nga 15 mbledhje dhe 16 procesverbale, ndërsa sipas tyre autori i kontratës ka qenë ministri dhe anëtarët e komisionit, përfshirë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë ku thonë se emri i Bllakos nuk figuron në asnjë rast.
Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe kërkoi shpalljen fajtor të Bllakos për korrupsion pasiv në dy raste, me dënim 5-vjeçar, që do të ulet në 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Gjithashtu, SPAK kërkoi pezullimin e tij nga ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.
Ky është rasti i dytë që Bllako përballet me pretencë lidhur me inceneratorin e Tiranës, pasi Apeli i Gjykatës së Lartë (GJKKO) riktheu çështjen për rigjykim në shkallën e parë.
Në vendimin e parë, i cili u prish nga Apeli, Bllako ishte dënuar me 4 vite burg, të cilat ishin ulur në 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve