Altin Dumani: Na duhen ndihmës prokurorë në SPAK

18 Tetor 2023 | 14:35

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Integrimit, kreu i SPAK, Altin Dumani tha se një gjë që do e ndihmonte Prokurorinë e Posaçme do të ishte miratimi i ndryshimeve në paketën ligjore dhe pasja e ndihmës prokurorëve.

Ai tha se këta të fundit do i lehtësonin punën prokurorëve për të përgatitur më shpejt çështjet të cilat do dalin para gjykatës.

“Një gjë që do të na ndihmonte është miratimi i ndryshimeve në paketën ligjore dhe pasja e ndihmësve për prokurorët e prokurorisë së posaçme pasi ndihmësi mund të ndihmojë prokurorin sidomos në përgatitjen e prokurororëve të prokurorisë së posaçme  për përfaqësimin e çështjeve në gjykatën e apelit, apo edhe në gjykatën e lartë, pasi siç ju e dini ne përfaqësojmë çështje edhe në Gjykatën e Apelit edhe në Gjykayën e Lartë.

Patjetër ndihmësi nuk mund të ketë akses gjatë fazës së hetimit, pasi ai është sekret dhe subjektet procedurale që mund të njihen me akte dhe me prova gjatë periudhës së hetimit, janë të përcaktuara qartësisht në kodin e procedurës penale dhe ndihmësi nuk mund të njihet, por pasja e ndihmësit e ndihmon prokurorin për përgatitjen e çështjeve për përfaqësimin sa më dinjitoz”,-tha Altin Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026