“Altin Dumani nën përgjim”, Lapaj kapet me Çanin: Ja kush e përgjon

25 Janar 2024 | 21:40

Aktivisti i Lëvizjes ““Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj debatoi me gazetarin Arjan Çani në emisionin Now në  Euronews Albania lidhur me luftën që SPAK i ka shpallur politikës duke marrë nën hetim emra të njohur të saj.

Sipas Lapajt, të gjithë në sistemin e drejtësisë janë nën përgjim, madje edhe kreu i SPAK, Altin Dumani që siç tha përgjohet nga vetë struktura e posaçme.

“Kur nuk je i korruptuar, të përgjojnë 24 orë në ditë nuk je i korruptuar, mund të kesh marrëdhënie jashtëmartesore, por këto nuk kanë lidhje me këtë, përgjimi bëhet vetëm nëse je apo jo i korruptuar. Të gjithë ata që janë në strukturën e posaçme janë nën përgjim, edhe dumani është nën përgjim. Vetë struktura e përgjon Dumanin”, tha Lapaj.

“Mos i beso këto, janë ‘bullshite’ që i hedhin publikut. Kush e përgjon Dumanin ti nuk e di tani, ma gjej çfarë thotë ligji”, u përgjigj Çani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Masa e SPAK ndaj Berishës, avokati: Skandal të arrestohet deputeti nën hetim

4 orë në SPAK, Malltezi: Nuk ka vepër penale, u pyeta si person nën hetim

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026