Altin Hazizaj: Ka një mungesë totale të angazhimit të njerëzve në Shoqërinë Civile
Aktivisti Altin Hazizaj thotë se ka një mungesë totale të angazhimit të njerëzve në Shoqërinë Civile.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Hazizaj u shpreh se kjo lidhet edhe me besimin që njerëzit kanë te Shoqëria Civile.
“Unë nuk mendoj se është çështje angazhimi se sa ka të bëjë më shumë me besimin. Unë lexoj shumë gjëra këtu. E para lexoj se ka një mungesë totale të angazhimit në Shoqërinë Civile, në atë që konsiderohet Shoqëri Civile.
Çdo gjë që është në kontrollin e qeverisë, nuk është Shoqëri Civile. Çdo gjë që nuk është nën kontrollin e qeverisë, konsiderohet Shoqëri Civile”, theksoi ai.
Barometri në Euronews Albania ka pyetur shqiptarët nëse kanë njohuri për organizmat e shoqërisë civile.
Gjetjet e sondazhit kanë rezultuar se shqiptarët konsiderojnë si “shoqëri civile” vetëm disa kategori të tyre, siç janë: organizatat mjedisore dhe organizatat për të drejtat e njerëzve apo kafshëve.
Të pyetur nëse, janë pjesë e shoqërisë civile organizatat me karakter fetar, vetëm 44.4% e qytetarëve janë përgjigjur: “PO”, ndërsa 55.6% janë përgjigjur “JO” ose “NUK E DI”.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng