Ambasada Amerikane në Tiranë: Antiterrori në Policinë e Shtetit po pajisjet me dronët e fundit të teknologjisë

8 Prill 2026 | 17:08

Njësia e Antiterrorit në Policia e Shtetit do të rrisë ndjeshëm kapacitetet operacionale falë pajisjes me dronë të avancuar të prodhimit amerikan. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes një postimi zyrtar këtë të mërkurë.

Sipas ambasadës, teknologjia e re do të ndihmojë në përmirësimin e monitorimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve të sigurisë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe kontrollin e kufijve.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

“Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan. Me teknologjinë e imazheve termike, këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026