Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

7 Maj 2026 | 22:05

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka publikuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e PD që pritet të zhvillohet të premten.

Sipas njoftimit, protesta është planifikuar të nisë në orën 19:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në segmentin mes Sheshi Skënderbej dhe Sheshi Nënë Tereza, pranë godinës së Kryeministrisë.

Ambasada thekson se protesta mund të zgjerohet edhe në zona të tjera përreth, ndërsa paralajmërohen masa të shtuara policore, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit në orët para dhe gjatë tubimit.

Në njoftim bëhet e ditur se personeli i ambasadës është udhëzuar të shmangë zonën e protestës. Po ashtu, qytetarëve amerikanë u kërkohet të mos marrin pjesë në aktivitet dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në kryeqytet.

Ambasada këshillon qytetarët:

  1. të shmangin zonat ku zhvillohet protesta;
  2. të jenë të vetëdijshëm për ambientin përreth;
  3. të ndjekin mediat lokale për informacion të përditësuar;
  4. të kenë një plan emergjence ose rrugë alternative largimi;
  5. të mbajnë profil të ulët gjatë lëvizjeve në publik.
    “Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026