Ambasada e SHBA-së në Shqipëri: Aplikoni vetë për vizë, agjencitë ju marrin 700 $
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka vazhduar fushatën informuese për të ndihmuar qytetarët shqiptarë të aplikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa ndërmjetësime për vizat amerikane. Ata këshillojnë që aplikimi të bëhet personalisht online dhe jo përmes agjencive, të cilat shpesh kërkojnë tarifa të tepruara.
Në njoftimin e saj, Ambasada thekson se tarifa për aplikimin për vizë është 185 dollarë dhe se aplikimi duhet bërë ekskluzivisht në platformën zyrtare. Aplikimi përmes agjencive mund të shkaktojë kosto të larta, deri në 700 dollarë, dhe gabimet gjatë procesit mund të çojnë në refuzimin e kërkesës.
“MOS u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen. Mbroni veten dhe të dhënat tuaja ndërsa kurseni para, shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane. Mos harroni, Ambasada e ShBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e ShBA në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas,” thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada nënvizon se informacioni për vizat është gjithmonë i disponueshëm falas dhe vetëm përmes kanaleve zyrtare, duke shmangur çdo mundësi të keqpërdorimit dhe manipulimit.
Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës
Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim
Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës
- 14:52 Mision shpëtimi në hapësirë, anija kozmike “Link” niset për të ngritur orbitën e teleskopit Swift që rrezikon të bjerë në Tokë
- 14:35 Alarm nga temperaturat ekstreme, ekspertët i kërkojnë FIFA-s të shtyjë ndeshjen Francë-Paraguaj
- 14:19 Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE
- 14:03 Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës
- 13:58 Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim
- 13:50 Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan