Ambasada e Ukrainës në Shqipëri thirrje për luftëtarë vullnetarë
Ambasada e Ukrainës në Shqipëri në një postim në rrjetin Facebook u bën thirrje të gjithë vullnetarëve që dëshirojnë të ndihmojnë Ukrainën për t’i bërë ballë pushtimit rus të aplikojnë.
Për t’iu bashkuar Legjionit Ndërkombëtarë të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ambasada thotë se vullnetarët duhet të dërgojnë një CV.
Një ditë më parë presidenti Zelensky bëri thirrje për formimin e një uniteti ndërkombëtar të përbërë me luftëtarë të huaj që të ndihmojnë në mbrojtjen e Ukrainës.
Ndonëse për shkak të situatës në Ukrainë, nuk ka munguar solidarizimi i shumë qytetarëve nga Shqipëria, e treguar dhe me protesta të organizuara para ambasadës ruse në Tiranë, thirrja duket se ka gjetur pak mbështetje, të paktën publikisht.
Në komentet e qytetarëve në postimin e ambasadës në Facebook, thirrja krahasohet me “luftën në Siri”, ndërsa një tjetër i kujtoj pozicionimin e Ukrainës kundër pavarësisë së Kosovës.

Kurse në komentet e ardhura në faqen e Euronews Albania në Facebook, qytetarët ndajnë mendime të ndryshme ku nuk mungojnë as personat e gatshëm për t’iu bashkuar luftimeve.

Thirrja bie ndesh me ligjet e Shqipërisë, pasi Kodi Penal parashikon dënim deri në 8 vjet burg për personat që përfshihen në “një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një shteti të huaj”.

Ligji parashikon dënim edhe për thirrjet për pjesëmarrje në konflikt të huaj ushtarak në këtë rast për Ambasadën e Ukrainës në Tiranë si dhe personat e tjerë që mund të organizojnë pjesëmarrjen e qytetarëve shqiptarë në luftë.

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara